Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama thumbon opozitën, publikon pamje nga Komisioni i Venecias për çështjen e Kodin Zgjedhor

schedule09:33 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 09:33 - 15 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me një reagim ndaj draftit final nga Komisioni i Venecias në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të miratura për Kodin Zgjedhor.

Rama përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook ka thumbuar opozitën e cila e ka cilësuar të jashtëligjshme ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Zgjedhor.

Në pamjet e publikuar përmenden disa nga vendimet me kryesore të ndërmarra për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias për ndryshimet Kushtetuese shkojnë në të njëjtën linjë logjike me argumentet e kryeministrit Rama”, thuhet në video duke iu referuar draftit final./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!