Gjatë vizitës në nënstacionin elektrik të Kombinatit, kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën duke thënë se tashmë jemi në një fazë të zhvillimit të vendit dhe ndryshimi i tij me ata që ishin para tij është se flet për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.
Rama bëri një krahasim me zhvillimet e 7 viteve më parë, duke deklaruar se tashmë vendi është në Europë.
“Jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të vendit dhe ndarja ime me ata që shajnë është të flasim në raport me të ardhmen. me të shkuarën nuk bëhet fjalë. Energjia është simbol. Para 7 vitesh nuk ishin fare në Europë.
Sot jemi një vend me probleme por jemi në Europë. Kemi hapur rrugën me kontribute direkte, me fondet europiane për bujqësinë. Jemi në Europë. Një vend me probleme, halle,sfida ku ende ka jo pak njerëz që për t’ia dalë duhet t’i marrësh për dore por jemi në Europë”, tha Rama./mv. abcnews.al