Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun kosovar Avdullah Hoti ka thumbuar paraardhësin e tij në detyrë Albin Kurti për qëndrimin ndaj Shengenit Rajonal. Rama tha se Kosova tashmë është kthyer në rrugën e duhur të dialogut dhe përkatësisë në partneritet me SHBA dhe BE. Ai njoftoi se në javët e ardhshme do të vizitojë Kosovën për të konkretizuar marrëveshjen që do të kthejë portin e Durrësit në një doganë të përbashkët.
“Së pari faktet, viktimat e kohës sonë, faktet flasin për një progres të prekshëm në të gjitha drejtimet e bashkëpunimit dhe tregojnë se asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh nuk ka mbetur në letër. Marrëveshjet ose janë zbatuar ose janë në zbatim.
Më vjen mirë që sot jam këtu me Hotin. kreun e qeverisë së Kosovës i cili me urtësi, mençuri dhe kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të vetvënë të Kosovës duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë sjelljeje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar që në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut dhe përkatësisë së patundur në familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe në çlirimin e saj, në partneritet me BE dhe SHBA.
Më vjen mirë që tanimë tabuja e shengenit rajonal ka rënë. Ai është projekti i fëmijëve tanë, që ansjë burrë në çfarëdo moshe qoftë nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë duke shfrytëzuar mandat përfaqësimi nga populli ynë. Shengeni rajonal do ndikojë drejtpërdrejtë në një të ardhme më të mirë për rininë tonë. Është një projekt transformues për të mënyrën e të jetuarit që të shkëputemi nga e shkuara edhe për zgjidhjen e njohjes së Kosovës nga Serbia e cila mund të realizohet vetëm në rrugë diplomatike përmes aftësisë për të fituar një betejë si kjo që është diplomatike dhe jo ushtarake. Kosova e ka fituar lirinë dhe i takon Kosovës dhe ne krah për krah me Kosovën që të jem në lartësinë e sfidës për lirinë.
Do vizitoj kryeministrin për të firmosur marrëveshjen e kthimit të doganës së Durrësit, portin de fakto të Kosovës. Jam i kënaqur që më në fund kemi çliruar krahun e punës në Kosovës në Shqipëri. Nuk ka nevojë për letra pune. Kjo është një kërkesë e hershme e sipërmarrjes dhe nuk e di se sa e justifikueshme është. Shumë gjëra janë vonuar në emër të luftërave imagjinare ndërkohë që lufta ka vite që ka mbaruar”, tha Rama./mv. abcnews.al