Kryeministri Edi Rama u ka tërhequr ditën e sotme vëmendjen qytetarëve të Lezhës, që “nuk e kanë dëgjuar” kur i këshilloi që të mos votonin “Frrok Frrokun”, Fran Frrokun i cili tashmë është në burg.
Si mund të votohet në këtë zonë personazhe që e kanë treguar që nuk janë në lartësinë e sfidave dhe nuk janë për punë? Ishte kjo pyetja që ngriti kryeministri ndërsa u bëri thirrje lezhjanëve që të mos votojnë kësaj radhe që të mos votojnë Mark Markun dhe as Agron Gjekmarkajn. Sipas tij, Marku nuk është për punë.
“Ça do bëni me Mark Markun, ai nuk shkon në burg, por nuk shkon as në punë. Se nuk di të bëjë asnjë punë. E vetmja punë që di të bëjë, është t’u thotë njerëzve do t’ju gjuaj me shishe…”
Ndërsa, për Gjekmarkajn, kryeministri tha se është një “lolo”.
“Gjekmarkaj, po ky tjetri për çfarë do shkojë atje, është lolo, e njoh se kam pas disa përballje me të. Si mund të ulet niveli deri këtu?”
Nga ana tjetër, kreu i PS-së u shpreh optimist për të ardhmen e Mirditës pasi sipas tij, aty po lindin bërthamat e agroturizmit.
“Nga Mirdita njerëzit vetëm iknin. Është e mundur që nëse e bëjmë çdo ditë atë betejën që kombet e mëdha e bëjnë prej shekujsh, betejën për gjërat e vogla. Shqipëria të bëhet e ardhmja e çdo kujt që lind këtu. Ikja të jetë zgjedhje jo opsion i parë. Në Mirditë po lindin bërthamat e agroturizmit. E asaj pjesë që mund të zhvillohet e të kthehet në një nga motorët më të sukseshëm të vendit. Duhet kohë. Lezha sot ka hyrë në një fazë tjetër. S’ka më turp të flasësh për ujin e pijshëm në 2021. Me dekada të tëra, kaos dhe rumpallë…”
Ndërsa, duke folur për mënyrën sesi Partia Demokratike po bën fushatë, Rama tha se kundërshtari i tij nuk ka vizion dhe se në shumë vite qeverisje nuk kanë arritur asgjë.
“Të vinë në qeveri ata që sot krijojnë çdo ditë vatra infektimi. S’kanë vizion, se kanë pasur kurrë. Më thoni një gjë që kanë bërë. U ka mbetur kënga, liberalizuam vizat, futëm Shqipërinë në NATO. Nuk ishte punë e tyre, bënë një pjesë të punës. Rrugën e Kombit e lanë rrugëve. As të mos u shkojë mendja se rindërtimi vazhdon kështu nëse at kthehen në detyrë, as që vaksinat do të vijnë kështu siç po vinë.”
Duke iu referuar Lulzim Bashës, Rama tha se gjumi i tepërt mund t’i dëmtuar zonën e të menduarit.
“Gjumi i tepërt i ka dëmtuar shumë atë zonën ku mendon. Ky vetë rri në makinë, erdha dua nuse. Dasmorët poshtë bëhen përshesh. Këta mitingun e përmbylljes do ta bëjnë te Shefqet Ndroqi. Të verbër konkret. Dy gishta dhe Rama ik. Ata edhe me Covid janë gati të behën aleatë.” sb/abcnews.al/