Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama thirrje emigrantëve: Mos lini pa përdorur mundësinë për takim me historinë, këneta duhet tharë. Pensionet, ende në negociata me Greqinë

schedule10:31 - 5 Maj, 2025

schedule 10:31 - 5 Maj, 2025

Kryesocialisti Rama, në rubrikën e tij ‘Sy m sy’ në rrjetin social Facebook gjatë rrugës për në Korçë dhe Pogradec, u bëri thirrje emigrantëve që të mos lënë pa përdorur mundësinë e votimit për zgjedhjet e 11 majit, të cilat ai i quan takimi me historinë. Më tej, Rama u ndal tek çështja e pensioneve me shtetin grek për të cilën tha se negociatat kanë nisur, por nuk dihet ende se kur do të finalizohet marrëveshja e cila është ndër më të vështirat.

“Një thirrje për të gjithë ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfat dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë, për të qenë votues për herë të parë, por edhe për të kyçur Shqipërinë në BE.

 Ka pasur një problematikë ditët e para me shpërndarjen, por kompania tani i ka vënë gjërat në vijë dhe shpërndarja është bërë. Keni informacionin e nevojshëm për çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të përtoni të tërhiqni zarfat në pikat e kompanisë. Në rast se keni marrë zarfin në shtëpi të veproni duke i kthyer ato drejt Shqipërisë me numrin pesë.



Ky votim është me rëndësi të vecantë për shqiptarët në Greqi që ende nuk kanë pasaportën dhe janë në ankthin për njohjen e pensionit. Negociatat me qeverinë greke kanë nisur por nuk dijmë sa kohë do të marrin. Duke u nisur nga marrëveshja me Italinë që u deshën vite të tëra, që nga dakortësia deri në firmën e fundit u deshën 1 apo dy vite. Mund të merret me mend sa mund të zgjasi me Greqinë e cila është shumë e vështirë për shkak të numrave të lartë. Kijeni parasysh ajo pasaportë europiane që them unë që çyrykët e kënetës e përqeshin është rruga për të fituar qytetarinë e vërtetë. Klithmat e bufit të kënetës u shtrijnë dhe jashtë Shqipërisë duke paralamëruar vjehdjen e madhe. Një nga salamandrat blu kishte nxjerr zarfat në rrugë duke pretenduar se ishin zarfa të kapur. Kur je skllav i bufit, edhe shtëpinë tënde e kthen në llogore kënete. Të përshpejtojmë tharjen e kënetës që është një plagë. “ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!