Meditën e sotme, kryeministri Edi Rama thirri në zyrë njerëzit e tij më të besuar në parti dhe parlament. Për një orë, në kryeministri ishin ministrat Taulant Balla dhe Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar, Bledar Cuci dhe anëtarët e komisionit të ligjeve, Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Ferhati.
Zyrtarisht nuk u dha një shpjegim për takimin dhe nëse ai lidhej me aktualitetin dhe cështjen Berisha.
Të pyetur nga ABC News, pjesëmarrësit në takim thanë se kishin pasur një takim koordinues mes partisë, parlamentit dhe qeverisë.
Ata pretenduan se me kryeministrin Rama kishin folur fillimisht për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa më pas kishin diskutuar për një paketë ndryshimesh ligjore në fushën penale për të rritur sigurinë në shkolla./abcnews.al