Rama: Teatri do të shembet, për të ndërtuar një të ri

schedule12:03 - 15 Shkurt, 2018

schedule 12:03 - 15 Shkurt, 2018

Kryeministri  Edi Rama për herë të parë pas protestave të artistëve lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar deklaroi për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut tha se godina ekzistuese do të shembet, për të ndërtuar një të ri.

 

Rama  u shpreh se nuk ekziston një projekt për të ndërtuar një kullë në ndërtesën e Teatrit Kombëtar, por Ai tha se në pamundësi për të realizuar një teatër të ri, pasi kushton shumë shtrenjtë, mund të ketë një plan të tillë, por nuk është ky rasti.

 

Kryeministri  komentoi se “Turbinën”,  është ambient i shkëlqyer dhe dinjitoz për të bërë teatër përkohësisht, nuk është parashikuar ndonjëherë që ajo godinë të jetë Teatri Kombëtar.

 

Rama tha se qeveria e tij ka ndjekur politika mbështetëse për artin dhe kulturën më shumë se çdo qeveri tjetër, ai tha se mirëkupton emocionet e artristëve, por ata nuk janë të qartë se çfarë kërkojnë.

 

Kryeministri sqaroi se puna nuk qëndron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!