Rama: Të hapur për dialog, por jo për të ndalur qeverisjen

schedule15:07 - 23 Shkurt, 2019

schedule 15:07 - 23 Shkurt, 2019

Në një intervistë për rrjetin televiziv Rai kryeminsitri Edi Rama ka theksuar se do të vijojë të qeverisë pavarësisht dorëheqjeve të deputetëve të opozitës parlamentare. Për kreun e ekzekutivit shqiptar, protesta e opozitës në 3-4 orë prishi imazhin e krijuar me punë në 3-4 vjet nga qeveria e tij.

Në një intervistë për televizionin Italian Rai kryeminsitri Edi Rama, lidhur me situatën e krijuar në vend pas dorëzimit të dorëheqjeve nga mandati i deputetit të opozitës parlamentare, ka deklaruar se dora mbetet e shtrirë për dialog, por kjo smund të ndalojë atë të qeverisë.

“Në 2017 ne bëmë një qeveri të përbashkët për të patur zgjedhje të pakontestueshme dhe fituam. Është kusht, kush fiton qeveris dhe kush nuk fiton rri në opozitë. Ne kemi mazhorancën dhe jemi përpara në ëdo sondazh në mënyrë spektakolare. Nuk mund ti të marrësh peng vendin duke bërë kamikazin për të plotësuar kërkesat. Ne jemi gati për të dëgjuar dhe dialoguar por sigurisht duhet të vijojmë të qeverisim”.

Tezën e dëmtimit të imazhit për shkak të protestave, kreu i qeverisë shqiptare e ëon një hap më tej për mikrofonin e fqinjit Italian.

“Ishin 3-4 orë që prishën 3-4 vite punë për nga pikëpamja e imazhit”.

Një dallim kryeminsitri Rama ja bën dy protestave, asaj të studentëve dhe protestave të shkurtit thirrur nga opozita.

“Protesta e studentëve ishte protest e popullit dhe ne i degjuam, kjo nuk është protestë populli por është një establishment që është mundur keq dhe ka arsye për të protestuar sepse nga një anë janë të dëshpëruar se nuk fitojnë dot, pasi ka zgjedhje për pak muaj dhe skanë shanse, ndërsa nga ana tjëtër janë të shqetësuar nga reforma në drejtësi që ndërmorrëm me komisionin europian dhe mbështetjen e SHBA që po heq nga pallati id rejtësisë kokat që kanë garantuar mos-ndëshkueshmërinë deri sot”.

Rama tha për Rai-n se mbështetja e ndërkombëtarëve ndaj mos-djegies së mandateve të opozitës është në të mirë të vendit pasi në një demokraci parlamentare, ku populli është i përfaqësuar nga të zgjedhurit e tij, kta të fundit duhet ti nënshtrohen këtij detyrimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!