Kryeministri Edi Rama këtë të hënë është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, ku i ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në vendin tonë.
Në fjalën e tij Rama ka theksuar se në qendër të diskutimit procesin e integrimit, datat e reja që do të diskutohet ky proces edhe në raport me çeljen e negociatave.
” E theksoj se Presidenti ka qenë për disa vite kryetar i grupit të miqve të Shqipërisë në PE. Ka dhënë kontribut të vyer në përpjekjen për të formësuar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, duke u munduar me një luftë kundër paragjykimeve. Ne jemi mësuar me këto fjalë si koncepte të përsëritura nga njerëz dhe grupe që nuk e njohin Shqipërinë por e përdorin si axhenda politike. Samiti i fundit në Kroaci dhe PE nën kujdesin e Sassolit është një shembull i nderuar. Kemi diskutuar hapur . Është një mik i mirë por jo symbyllur, si mik i vërtetë ka shprehur të gjithë opinionet e tij pozitive dhe kritike çka kemi bërë dhe çka duhet bërë. Kemi pasur në qendër të diskutimit procesin e integrimit dtatat e reja ku do të diskutohet dhe në raport me çeljen e negociatave,” është shprehur kryeministri Rama.
Në një konferencë të përbashkët për medit shefi i qeverisë ka bërë me dije se e ka njohur presidentin Sassoli në lidhje me nismën më të fundit të marrë nga qeveria shqiptare, me paketën Anti-KÇK.
“Në funksionon të diskutimit kemi folur për nismën për Ligjin Special kundër KÇK. Me vjen mirë se vizita e presidenti në Shqipëri përkon me operacionin e parë të OFL. Ia kam shpjeguar programin të gjithin dhe besoj se ky operacion do të flas me fakte dhe jo fjalë. Sa serioz dhe sa të vendosur jemi ta ndyshojmë këtë vend. E kemi bërë me Reformën në Drejtësi dhe me Vettingun. Ka një sukses se është në vazhdën e Reformës në Drejtësi. Është struktur dhe produkt i bashkëpunimi me SPAK dhe Gjykatës Speciale,” ka thënë Rama./abcnews.al