Rama takon Oliver Varhelyi: Në fokus mbështetja financiare për Ballkanin Perëndimor

schedule15:41 - 27 Qershor, 2023

schedule 15:41 - 27 Qershor, 2023

Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të martë ndodhet në Bruksel ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.

Kreu i qeverisë thekson se në këtë takim është diskutuar në lidhje me planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, diskutuam gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!