Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rama takon një “burrë trim” në Elbasan: Unë në televizor punoj, ti punon në Play Station?

schedule18:50 - 20 Shkurt, 2021

schedule 18:50 - 20 Shkurt, 2021

Gjatë vizitës së tij në Elbasan kreu i qeverisë Edi Rama ka njohur një “shok” mjaft simpatik. Rama ka publikuar videon në rrjetet sociale gjatë së cilës e pyet një djalosh të vogël për moshën. Djali i thotë se është 20-vjeç dhe e ka parë Ramën në televizor. Aty kreu i qeverisë shprehet se ai punon në televizor. “Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç”, shkruan Rama krah videos duke krahasuar moshën e tij me atë të djalit që pretendon se është më i rritur.

Biseda e plotë

Edi Rama: Ma thuaj içik sa vjeç je

Djali: 20

Edi Rama: 20 vjeç apo 20 kile

Djali: Vjeç. Po ti ke dalë te televizori?

Edi Rama: Po ça të bëj aty punoj unë te televizori

Djali: Ty të ka shiku babi në televizor

Edi Rama: Ashtu e? Unë në televizor punoj. Ti punon në Play Station a?

Djali: Jo unë nuk punoj, vetëm shkarkkoj ca lojëra. Unë shoh GTA. Edhe nuk e kam frikë se ajo është me arma

Edi Rama: Mos luaj me arma jo.

Djali: Epo unë s’e kam frikë se jam burrë tim

Edi Rama: Je burrë trim ti? Ç’është kjo me armë?

Djali: Jam burrë trim e ba, se ta thashë iher

Edi Rama: Ma the iher ma the po unë s’marr vesh, duhet të ma thush shpesh. Tani ma thuaj sa vjeç je

Djali: 20

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!