Takoi njërin nga njerëzit më të fuqishëm të futbollit në botë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte në tribunë këtë të diel, në krah të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez.
Kreu I qeverisë shqiptare u ndodh në tribunën VIP të stadiumit “Santiago Bernabeu” të Madridit, për të ndjekur ndeshjen mes Realit vendas dhe Vijarrealit, të vlefshme për kampionatin spanjoll, të cilën vendasit në fund e fituan 3-1.
Kryeministri postoi më pas një mesazh ne FB, me foto nga takimi dhe shkruajti se ishte i nderuar për pritjen nga Perez në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke sqaruar se në Shqipëri do të vijë shkolla e futbollit dhe Universiteti i Sporteve krijuar dhe mbështetur nga Fondacioni i Realit.
Shumë javë më parë, presidenti i Flamurtarit Idrizi tregoi se Rama kishte biseduar në atë kohë me Florentino Perezit për një bashkëpunim futbolli në Vlorë.
Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë konkretisht, ndërsa pak dite më parë kryeministri ndërmjetësoi që Mançester Siti të hapte një akademi futbolli në Durrës, e cila ka nisur funksionimin me emrin “Akademia Dyrrah Siti”, me drejtues dhe trajnerë shqiptarë dhe anglezë nga Siti.
Reali ka qenë dikur në Shqipëri, por jo për një bashkëpunim të tillë, veçse për një miqësore e cila u pagua me një shifër të madhe financiare, duke u ndeshur në “Qemal Stafa” me Gramozin e Ersekës, e duke fituar me shifrat 2-1./abcnews.al

