Rama takon homologun kinez në Dubrovnik

schedule11:19 - 12 Prill, 2019

schedule 11:19 - 12 Prill, 2019

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Dubrovnik, me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang. Ata kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta  veçanërisht në infrastrukturë dhe energji.

Kreu i qeverisë ndodhet në Kroaci, ku po merr pjesë në takimin e tetë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, 11 nga të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas axhendës së kryeministrit Rama është planifikuar një takim me homologun grek Aleksis Tsipras për të diskutuar çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve, një prej të cilave është përcaktimi i kufijve detarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!