Rama me emigrantët në Athinë: Heqja e ligjit të luftës gur themelor. Ambasadoren e re e njoh personalisht

schedule14:11 - 16 Shtator, 2020

schedule 14:11 - 16 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama në një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë ka deklaruar se ka kërkuar heqjen e ligjit të Luftës. Rama tha se heqja e ligjit të luftës është gur themelor për një epokë të re, ndërsa me ironi u shpreh se heq mjegullën nga e cila përfitojnë hienat dhe hap rrugën e zgjidhjes në rrugë ligjore.

Ai foli edhe për shkarkimin e ambasadores shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari duke deklaruar se ajo kishte lënë pas dore problemet e emigrantëve shqiptarë, ndërsa u shpreh se pasardhëses së saj në këtë post i ka kërkuar t’i japë zgjidhje atyre pa qenë nevoja të përzihet në politika të mëdha.

Kreu i qeverisë deklaroi se do të garantohet e drejta e pronës dhe arsimimit në gjuhën e tyre të grekëve që jetojnë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një obligim në këmbim të respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Greqi.

“Faleminderit shumë për mundimin për të ardhur deri këtu. E shfrytëzova këtë mundësi të bëjmë një takim. Duam të shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj qytetar dhe politik., Do kisha dashur të isha më shpesh në kontakt me ju. Laert më ka informuar për ecurinë e marrëdhënieve. I kërkoj ndjesë të gjithë emigrantëve,. Kjo nuk është fjala e duhur sepse ju jeni qytetarë të integruar këtu. Përfaqësia jonë këtu nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka shërbyer me dinjitetin e duhur. Tani jemi në fazën e rinovimit të kartave pasaportave, situata ka qenë akoma më e vështirësuar si pasojë e Covid. Kam besim që gjërat do të ndreqen. Më vjen keq që drejtuesja e ambasadës nuk ka dhënë atë që duhet.

Unë i kërkoj ndjesë emigrantëve për shërbimin jo dinjitoz. Besoj gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se sa ishin për faktin se kemi shërbimet online. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të madhe të sorollatjeve. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson shërbimin fizik kështu që kemi sjellë këtu një ambasadore të re që unë e njoh personalisht që ka punuar për disa vite në kryeministri. Ka një eksperiencë jo të vogël me ankesat e qytetarëve. I vetmi mesazh që unë i kam thënë është se politikën e madhe e bëjmë edhe ne të tjerët. Me qeverinë greke jemi në një situatë shumë pozitive. Hapi i Mitsotakis për të kaluar në parlament një akt të vullnetit të mirë është dëshira për marrëdhënie të mira mes dy vendeve.

Kemi ende çështje për të trajtuar. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re sepse heq mjegullën nga e cila përfitojnë hienat dhe hap rrugën e zgjidhjes në rrugë ligjore. Kemi folur për çështjen e zgjidhjes së problemit të përkufizimit të hapësirës reciproke detare. Jemi në rrugë të mbarë dhe mendoj që rruga më e mirë është një palë e tretë apo Gjykata Ndërkombëtare. Këto gjëra duhen zgjidhur pa humbur kohë. Është legjitime që siç ne na interesojnë të drejtat e shqiptarëve në Greqi, edhe Mitsotakis është i interesuar për grekët që jetojnë në Shqipëri. Është një obligim moral, qytetar, shtetëror që të dy palët të ndihen në shtëpinë e tyre. Që nga e drejta e pronës, tek e drejta e mësimit të gjuhës amtare, punës. Prirja jonë ndaj minoritetit ka qenë pozitive. Por si çdo gjë tjetër edhe kjo ka probleme. Çështja ka një ndjeshmëri të dyfishtë. Në Athinë ne kemi partnerët për zgjidhjen e duhur. Sapo jam ndarë me ministrin e Jashtëm, shumë i hapur për të vendosur marrëdhënie pozitive mes dy popujve”, tha Rama./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!