Kryeministri Edi Rama është takuar me 12 drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar përzgjedhjen e kandidatëve në 61 bashkitë e vendit. Në prani të kryeparlamentarit Gramoz Ruci dhe sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, Rama ka zhvilluar takime veç e veç për rreth 30 minuta me secilin drejtues qarku.
Pritet që emrat e kandidatëve të bëhen publikë ditën e nesërme në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.
E sigurtë është që kryebashkiaku Vangush Dako nuk do të rikandidojë për një mandat të katërt, ndërsa nuk është konfirmuar ende emri që do ta zëvendësojë.
Edhe Bashkia e Dibrës nuk ka qartësuar se cili do të jetë kandidati i mundshëm për kryebashkiak.
Të gjitha këto pikëpyetje do të marrin përgjigje nesër në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste./ABC News Albania 24/7