Kryeministri Edi Rama ka takuar në Abu Dhabi, Thierry de Montbrial, Shefi Ekzekutiv i Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference”.
“Abu Dhabi – Me Thierry de Montbrial, Shefi Ekzekutiv i Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference” ” shkruan Rama.
Konferenca e Politikave Botërore është një organizatë e pavarur, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në përmirësimin e të gjitha aspekteve të qeverisjes, me qëllim promovimin e një bote që është më e hapur, e begatë, më e drejtë dhe më respektuese për larminë e shteteve dhe kombeve.
Konferenca e Politikave Botërore u lançua në vitin 2008, nga Thierry de Montbrial, President dhe Themelues i Institutit Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kjo konferencë vjetore sillet rreth debateve që mbledhin udhëheqës ekonomikë dhe politikë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Synon të pasqyrojë, debatojë dhe ofrojë zgjidhje konstruktive për çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare, në një atmosferë respekti dhe tolerance. /abcnews.al/