Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi është takuar në Spanjë me ministrin e Universiteteve Manuel Castells Oliván.
Rama ka ndarë pamje nga takimi në faqen e tij zyrtare duke theksuar se fokusi ka qenë vijimi i nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.
“Madrid, Spanjë – Në Ministrinë e Universiteteve me Ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri”, shkruan Rama. m.v/abcnews.al