Këtë të martë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se në këtë kohë pandemia më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve.
Ai theksoi se PS ka zgjedhur të japë shembullin më të mirë dhe se takimet janë zhvilluar në një numër të reduktuar për të mos rrezikuar krijimin e vatrave të infektimit.
“Ajo që na takon të bëjmë është të mos shkelim ligjin e njerëzores. Të mos i vendosim njerëzit në rrezik të mos krijojmë vatra infektimi përmes grumbullimeve të turpshme të papërgjegjshme që tregojnë në fund të ditës se politika nuk është çështje programesh apo karakteri. Në fakt qeverisja është çështje karakteri dhe ata nuk e kanë. Gjëja e parë që duhet të kemi ne që marrim përsipër të përfaqësojmë të tjerët është të japim shembull sa më të mirë.
Në shqiptarët e kemi humbur shpesh trenin e historisë sepse nuk e kemi zakon të merremi me gjërat e vogla. Theksoj se ne nuk i zgjedhim kundërshtarët, i kemi aty, por ajo që nde duhet të bëjmë është të përpiqemi të marrim vendimet më të mira.
Por sot në përsëri kemi zgjedhur dhe jemi këtu për të dhënë shembullin tonë, për të bërë maksimumin që shëndeti të mos cënohet dhe në këto takime të jemi në një numër të reduktuar”, tha Rama.
Në këtë takim kreu i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, tha se çdo punë e realizuar në këtë qytet është bërë falë vëmendjes së qeverisë. Ndërkohë në fjalën e saj kryesuesja e Partisë Socialiste në Lezhë ,Lindita Nikolla tha se PS -së i duhet vota për të përmbyllur betejën e fortë me pandemi.
Ndërsa e konsideroi një lajm të mirë vaksinimin masiv në vend, ajo theksoi se kjo u sigurua falë lidershipit të fortë të kryeministrit Rama.
/abcnews.al/