Rama takim me Mitsotakis për detin, në tryezë edhe Bakojanis: Firmosi marrëveshjen që rrëzoi GJK

schedule11:17 - 15 Shtator, 2020

schedule 11:17 - 15 Shtator, 2020

Media greke shkruajnë se në tryezën e takimit që do të zhvillohet ditën e sotme mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis, do të diskutohen të gjitha çështjet mbetura pezull, dhe pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.

Në takim do të jenë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, deputetja e partisë qeverisëse, Dora Bakojani një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.

Marrëveshja e firmosur më 27 prill të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë nga ish-ministri i Jashtëm në atë kohë Lulzim Basha u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 1 vit më vonë, më 15 prill të 2010.

Në një deklaratë të bërë pak ditë më parë kreu i qeverisë shqiptare tha se do të ketë marrëveshje me Greqinë për detin, ndërsa u zotua se do të marrë më shumë se Lulzim Basha në vitin 2009.

Megjithatë ai hodhi poshtë akuzat se pas deklaratës së ish-ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon është një marrëveshje e fshehtë me palën shqiptare./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!