Rama takim me “bosin e Pfizer” në New York: Përmbyllëm komunikimet për sigurimin e vaksinës

schedule16:03 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:03 - 9 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama është takuar me drejtuesin ekzekutiv të korporatës farmaceutike Pfizer. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se takimi me Albert Bourla-n, përmbylli komunikimet e vizitës kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shkruan se prodhimi i vaksinës së Pfizer është ende shumë i ulët, por ambicia është që Shqipëria të mos mbetet prapa në radhën e shteteve që e kërkojnë vaksinën.

Po ashtu, Rama shkruan se veç bashkëpunimit me Pfeizer, në vijim do të “hapen kanale” edhe për vaksinat e Moderna dhe  Astrazeneca.

Ambicia, sipas Ramës, është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisë vaksinimi.  s.b/abcnews.al/

Postimi

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duke e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!