Rama takim madhështor në Milano, Nazarko: Emigrantët, faktor i rëndësishëm. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë!

schedule19:22 - 26 Maj, 2024

schedule 19:22 - 26 Maj, 2024

Analisti Mentor Nazarko komentoi në “Edicioni Qendror”, në ABC News takimin e kryeministrit Edi Rama me bashkëkombësit në Itali.

Nazarko u shpreh se mesazhet në këtë takim ishin të rëndësishme dhe se Italia është treguar më mikpritëse ndaj emigrantëve shqiptarë.

“Mesazhet e takimit të Ramës ishin shumë të rëndësishme. Krahasuar me fjalimin e Athinës, tentonte të ripërshkruante rrugën që kanë ndjekur shqiptarët. Por ngjarjet kanë qenë të ndryshme dhe sigurisht ka qenë më i mirë në Itali. Qytetarët shqiptarë në Itali kishin zgjedhur të përshëndesnin edhe me flamuj italian. Gjithashtu u tregua se mes dy kombeve ka të përbashkëta. Rama e ndërtoi paralelen për trajtimin e ndryshëm asimilues në rastin e Greqisë dhe mikpritës në rastin e Italisë. Mund të them se Italia ka qenë më mikpritëse. Por si Italia dhe Greqia duhet të bëjnë hesapet, pasi shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm ekonomik, por edhe politik. Elementet që përdori Rama ishin mjaftueshëm për të ilustruar imazhin e Shqipërisë sot nëpër botë. Sot italianët shkojnë për të kaluar fundjavat në Shqipëri. Me këtë nivel miqësie që ekziston mes këtyre dy qeverive, Rama foli për organizimin e Samitit të komitetit politik europian, pra ka një peshë tjetër ndërkombëtare dhe shqiptarët mund të ndjehen më të fortë dhe më krenarë. Sigurisht që është një aktivitet që ndikon, diaspora, emigracioni shqiptar në Itali mban familjet, po ashtu kemi edhe remitanca, cilësohet një faktor ekonomik në Shqipëri. Por me këtë komunitet kaq të madh ekonomik do të duhet dialog, ky është një rast për t’u ndalur dhe për të kuptuar më mirë aspiratat e këtij komuniteti.”, tha ndër të tjera Nazarko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!