Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama, sytë nga Tirana/ Kryeministri kritikon sërish ashpër vendimin e Kushtetueses

schedule09:47 - 7 Nëntor, 2025

schedule 09:47 - 7 Nëntor, 2025

Të dielën qytetarët e pesë bashkive do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme por sytë mbeten nga Tirana.

Kryeministri Edi Rama kritikoi sërish ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë Erjon Veliajn dhe privoi kryeqytetasit nga zgjedhja e të parit të tyre.

“Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit.”

Pa përmendur në asnjë rast emrin e Veliajt, Rama e cilësoi skandaloze këtë situatë ndërsa la të kuptohet se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për ta cuar Tiranën në zgjedhje, pasi qytetarët e saj nuk mund të lihen në mëshirë të fatit.

“Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto.”

Këto deklarata Rama i bëri dy ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit. Rama nuk zbriti vetë në terren por porositë kandidatëve të Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cerrikut, zgjodhi tja jepte live në podcastin e kësaj të premteje.

“Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati.”

Ndërsa kandidatët i dhanë parashikimet tyre për betejën e së dielës.

Ndërsa kryeministri nuk la pa ironizuar kundërshtaret politike.

“Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!