Rama: Synojmë të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri, së shpejti firmosim marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule11:10 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 11:10 - 10 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, tha se ambicia e qeverisë është që në të ardhmen e afërt në vendin tonë të prodhohen letrat me vlerë. Për këtë, kryeministri shtoi se pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Për ta mbyllur me një produkt tjetër që do na lehtësojë shumë në aspektin e gjurmimit të të gjithë mallrave që hyjnë në Shqipëri, akcizës, jemi duke përgatitur dhe besoj që do ta firmosim në avët e ardhshme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar tërësisht shtypshkronjën e letrave me vlerë. Ambicia jonë është që të prodhojmë paratë në vend, të prodhojmë të gjitha llojet e letrave me vlerë përfshirë edhe të gjithë çfarë ka në botën dixhitale sa i përket identifikimit përmes telefonit dhe jo më përmes një karte ID duke arritur që në këtë sistem, të kemi një qeverisje që në 2030 të ketë një nivel shumë më të lartë sa i përket standarteve të respektit për ligjin dhe për qytetarin dhe nga ana tjetër të respektit për vendin tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.

Një tjetër projekt për të cilin foli kryeministri është monitorimi i rrugëve me kamera dixhitale.

“Tjetra që po punojmë, produkt është produkti i sigurisë që lidhet me sigurinë në rrugë që falë një sistemi që këtë e kanë shumë vende të zhvilluara të kamerave digjitale, por bashkuar me AI do mund të monitorojë në kohë reale gjithçka ndodh në rrugët e vendit. Deri në qelizën bazë, shkollat. Do ketë një raport krejt ndryshe mes qytetarit dhe ligjit, ndërkohë që policia do bëhet e padukshme në rrugë si rezultat i teknologjisë. Po ashtu gjurmimi transaksioneve me AI që po bëhet gati t’i bashkangjitet fiskalizimit, do bëjë efikas luftën ndaj informalitetit. Kompanitë e mëdha dhe të vogla do monitorohen pa shumë inspektime fizike që bëjnë kontrolle”, u shpreh kryeministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!