Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Nga Saranda gjatë një takimi me ekipin e 25 prillit, Rama tha se udhëheqësit e vërtetë të opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke e cilësuar Lulzim Bashën si “kukull të kurdisur”.
Sipas kryeministrit Meta dhe Berisha tentuan të merrnin peng aeroportin e Rinasit. Rama tha gjithashtu se presidenti është kandidat informal i opozitës në qarkun e Vlorës dhe sipas tij takohet skutave me subjektet e OFL.
Duke folur për programin e PS, Rama tha se “Shqipëria 2030” do ta kthejë vendin në kampion të turizmin në Ballkan.
“Ne duam që Shqipëria e 2030 të jetë kampione të turizëm. Saranda falë njerëzve të saj pa pasur mbështetje nga Tirana arriti të bëhet zonë tërheqëse. Me mbështetje nga Tirana fuqia e saj tërheqëse është rritur shumëfish. Ai porti i ri turistik që ka nisur është një nga punët strategjike për turizmin”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama në Saradë:
Njerëzit e kanë të qartë që ne po ngjitemi. Sa më shumë të ngjitesh aq më shumë thonë që maja duket sikur largohet. E gjitha kërkon energji dhe durim të madh. Shpeshherë vjen edhe tundimi për të ndaluar. Në politikë ky tundim ushqehet me iluzionin e një ndryshimi q ëtë bën të shkosh te maja në një rrugë më të lehtë që nuk ekziston. Këto iluzione dhe rrugë më të lehta e kanë marrë në qafë kombin shqiptar më shumë se një herë në historinë e tijn. Që nga koha e Haxhi Qamilot deri te koha më e re ku iluzioni se mund të bëheshin të pasur pa punuar I bënin të rendinin pas Sudes.
E nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan këto dhimbje të mëdha janë personazhe të historisë, personazhet e rastit të fundit janë jo vetëm gjallë por aktivë dhe janë zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës. Meta që është president për fatkeqësi dhe ka vendosur informalisht kandidaturën këtu në Vlorë. Zhvillon fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do u nxjerrë njerëizt nga burgu. Me atë Leskon mbledh këtu fuçitë e rakisë dhe prokuror e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vetting janë mbledhur dhe lëvizin si një kpe hienash.
Nga ana tjetër pa harruar që të mos lërë dy gurë bashkë për të nxitur medoemos sa më shumë rrëmujë, konfuzion, duke arritur deri aty ku e pamë të gjithë te nxitja e bllokimit të aktivitetit jetit të trafikut ajror, pa dashur tja dijë për dëmin e madh. Që nga bllokimi i vaksinave që ka qenë një nga motivet më të forta, tek bllokimi i lëvizjes së njerëzve që donintë dilnin dhe hynin deri te bllokimi i arkivolëve. Ky është Ilir Meta sot kandidati i opozitës në Vlorë së bashku me Leskon. Nga ana tjetër është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë së bashku me premtimin e tyre se do të shfuqizojnë ligjin e pronave. Ai personazh ka një lidhje të fortë me këtë qark, letrat e pronave të grabitura me shantazhe me lidhjet të shkurtra me pushtetin e Saliut.
Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha që përveçse fle në këmbë nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur ndërsa udhëheqësit realë të asaj opozite janë Saliu dhe Ilir ata që morën peng aeroportin e Rinasit. Janë ata që i bashkon një ankth Ii madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre.
g.v/abcnews.al

