Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama sulmoi Xhaferajn, Basha: Cilësinë e diellit përmendi, jo cilësinë e “miellit”, u zhduke 3 javë pasi të kafshova

schedule12:10 - 28 Tetor, 2021

schedule 12:10 - 28 Tetor, 2021

Kreu i PD Lulzim Basha ka marrë një mbrojtje deputetin Ferdinad Xhaferaj pas debateve që ky i fundit shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama.

“Meqë Ramës i pëlqen rima, ti thjesht ti kishe thënë cilësinë e diellit krahasova jo të miellit. Me kaq e mbyllje, të lutem herë tjetër mos ofendo as militantët socialistë as të Divjakës se e kanë hallin më te madh se  e kuptojnë ka ardhur banda i nxjerr nga puna, këta kanë kapur shtetin demokratët e kanë të qartë kete, hallin më të madh e kanë socialistët se kujt ti qahen . Pra ti japim fund trekëndëshit…”, tha Basha.



Më tej Basha tha se Rama më shumë ka takuar sheikë dhe investitorë sesa qytetarë.

“I diskutojmë më vonë këto, ndoshta shkojmë te fermerët e lushnjës dhe divjakës se kam qenë më shpesh se ti, se ky nga piramidat e gizës s’na sheh se ka takuar më shumë sheikë dhe investitorë se sa qytetarë këto 4 muaj dhe ka hallin se më dhemb mua dhëmbi, mos ma qaj hallin,  i kam të mitë dhe i kam shumë të mirë. Mos ua qaj hallin dhëmbëve se njëherë që të kafshuan 3 javë u zhduke fare, si the gjë as partisë, vetëm unë dhe ti e dimë se ku shkove, po bankomati i partisë të dhemb më shumë”, tha më tej Basha.

Ndërkohë, Xhaferaj tha më pas se një lapsus nuk të çon në SPAK, kurse vjedhjet e Ramës sipas tij, po. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!