Kryeministri Rama ka shpjeguar një pjesë të fjalimit të tij në parlament, që u komentua gjerësisht se ai kishte paralajmëruar shpalljen non grata të një politikani tjetër.
Kreu i qeverisë tha në twitrer:
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik!”
Seancën e së enjtes, fjala e kryeministrit u mbyll me pohimin se tava amerikane po nxehej e po bëhej gati për një person tjetër./abcnews.al