Rama: Sot Ministria nisi punën për alokimin e fondeve në universitet

schedule13:05 - 10 Janar, 2019

schedule 13:05 - 10 Janar, 2019

Kryeministri Rama njoftoi dy zhvillime të reja lidhur me kërkesat e studentëve. Në postimin e radhës në rrjetet sociale kreu i qeverisë tha se sot Ministria e Financave ka nisur punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, per cdo student. Ndersa, nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mire.

“Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shprehu shqetësim për bojkotin e auditoreve nga studentët.

“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit”-, tha Rama, duke parlajmeruar se – kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!