Rama: S’kisha informacion për Tahirin/Nëse vërtetohen akuzat, turpi më i madh për PS

schedule12:26 - 15 Nëntor, 2017

schedule 12:26 - 15 Nëntor, 2017

Një ditë pasi u mësua se kishte propozuar ish kreun e SHISH për ambasador në NATO, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për këtë zgjedhje. Në emisionin Studio e Hapur në Neës24, kryeministri tha se largimi i Visho Ajazi Lika nga SHISH ishte inicuar prej këtij të fundit disa muaj me parë kur i kishte kërkuar kryeministrit një referencë mbështetëse nga qeveria pasi kishte aplikuar për një pozicion të rëndësishëm në NATO, ku nuk fitoi. Sipas kryeministrit, propozimi për ta dërguar ambassador në NATO është një detyrim i qeverisë, për të mos e lënë pa punë ish shefin e shërbimit sekret.

I pyetur nëse kishte dijeni para fushates zgjedhore për akuzat që i bëhen Tahirit, kur e largoi si ministër, kryeministri mohoi me kokë. Por  tha se nuk i takon të komentojë për një çështje, që po hetohet nga drejtësia.

Kryeministri shmangu përgjigjen direkte, nëse marrëveshja e 18 majit me opozitën përfundoi, me kërkesën për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri.

Për herë të parë Edi Rama rrëfeu se konsultohet me paraardhësin e tij në PS, Fatos Nano. Ai vlerësoi Sali Berishën si forcë e natyrës në politikë, ndërsa Ilir Metën si politikan rrace. Për Blushin, Rama tha se respekton përpjekjen e tij elektorale, e se mbetet pjesë e familjes së majtë./abcnews.al