Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Shteti ynë s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatorë varrimesh

schedule21:02 - 8 Nëntor, 2018

schedule 21:02 - 8 Nëntor, 2018

Për aktet e shfaqura sot gjatë ceremonisë mortore të Kacifas në Bularat është shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një reagimi ndaj kërkesës së disa komentuesve në FB për të treguar vlerat tona si komb përballë provokimeve greke.

“Shteti ynë s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatorë varrimesh. Kush erdhi për të provokuar, hyri, turpëroi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhën e tij, po të duash vendin e gjuhën tënde “– shkruan Rama.

Sipas tij, minoriteti grek, njerëzit e mirë të minoritetit e të Bularatit, janë qytetarë të respektuar e të pazëvendësueshëm të Shqipërisë.

“Shqipëria nuk “flliqet” nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba! Janë qënie të mjera që përdhosin të vdekurin “– thekson kryeministri shqiptar .

“Një komb që i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull që s’ka qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë, njësoj siç kanë gjetur grekët strehë tek ne dhe që edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin të ketë derrat e gomerët e vet“– përfundon reagimin kryeministri Rama. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!