Rama: Ishim shtëpia e hebrenjve, si përfunduan shqiptarët në kampet e nazizmit duke i mbrojtur

schedule16:33 - 28 Tetor, 2020

schedule 16:33 - 28 Tetor, 2020

Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria u kthye në shtëpinë e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. “Është një privilegj i vërtetë duke qenë se në këtë forum përfaqësoj Shqipërinë, një vend të vogël, mishërimi i madh i mbrojtjes së hebrenjve dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. 

Hebrenjtë peripecitë e jetës i sollën në vendin tonë, por u kthyen në një gurë të çmuar në historinë dhe kulturën tonë. Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrenjtë që përpara luftës së dytë botërore dhe komuniteti hebre u njoh me besimin dhe të drejtat e veta. Në luftën e dytë botërore shqiptarët vendosën jetën në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë.

I mbrojtën dhe me jetën e tyre, ka episode mjaft të pabesueshme kjo periudhë kohe në historinë tonë krenare. Do të doja të sillja episodin e dy vëllezërve që strehuan një familje hebreje dhe u dorëzuan te nazistët duke dhënë identitet të rremë duke thënë se ishin ata hebrenjtë që kërkonin duke përfunduan në kampet e nazizmit në Gjermani” tha ai./ db/Abcnews.al