Rama: Shqipëria është zgjedhur për t’u bërë mikpritëse e kongresit botëror të ligjit të vitit 2027

schedule11:53 - 6 Shkurt, 2025

schedule 11:53 - 6 Shkurt, 2025

Shqipëria është zgjedhur për t’u bërë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama në konferencën, e zhvilluar lidhur me prezantimin e skemës së re të mbështetjes financiare për bujqësinë dhe sipërmarrjen në fshat.

“Shqipëria është zgjedhur për t’u bërë mikpritëse e kongresit botëror të ligjit të vitit 2027 dhe duhet të shkojmë ta marrim këtë gjë”, tha kryeministri Edi Rama.

Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, Rama u shpreh se synimi është arritja e 1 miliardë euro eksporte, në mënyrë që edhe bujqësia të vendoset në njëjtin njëjtin nivel të arritjeve të qëndrueshme në Shqipëri, duke e projektuar atë në Bashkimin Europian në vitin 2030.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!