Rama: Shqipëria e 2030-s do të jetë kampione e turizmit në Ballkan

schedule13:23 - 24 Prill, 2023

schedule 13:23 - 24 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vitin 2030, Shqipëria do të jetë kampione në rajonin e Ballkanit, sa i takon turizmit.

Gjatë një bashkëbisedimi në një sipërmarrje private në qytetin e Durrësit, Rama u shpreh se problem do të jetë akomodimi i turistëve, pasi kërkesa e tyre rritet çdo vit.

“Kemi bërë dhe do bëjmë jashtëzakonisht shumë për turizmin. Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm. Po ju them që problemi i madh që ne do të kemi, do jetë, jo a do kemi turistë, por sa mirë do t’i trajtojmë kërkesat e tyre, që nga kërkesat për shtretër, që do të rritet çdo vit, deri te kërkesa për çdo detaj në shërbim. Por jo vetëm kaq. Në varësi nga çfarë do bëni ju bashkë me ne, të ardhurat do të rriten shumë më tepër se ç’janë sot, sepse ju do të jeni në gjendje të rrisni çmimet për turistët e huaj dhe jo thjesht disa paketa all inclusive që i keni aty aty.

Ju e dini shumë mirë pse ju po zhvilloni dhe industria turistike e hoteleria po zhvillohet, është nga trajtimi i veçantë me një TVSH të veçantë që është më e ulta në rajon dhe në Evropë. Konkurrojmë me Greqinë, Italinë, Kroacinë, Malin e Zi. Si do e konkurrojmë me këta duke luajtur si Teuta? Mund t’i kesh detin, rërën, të gjitha, por turizmi është shërbim. Prandaj bëmë këtë TVSH”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!