Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Shqipëria dhe Jordania bashkëdrejtojnë tryezën e udhëheqësve fetarë të Ballkanit

schedule16:09 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 16:09 - 9 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar organizimin e një tjetër aktiviteti kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s.

Rama theksoi se Shqipëria, krah Jordanisë, ka udhëhequr tryezën e madhe të drejtuesve të komuniteteve fetare të Ballkanit, një nismë që synon forcimin e dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit rajonal.

“Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!