Prej pak minutash opozita ka nisur protestën e paralajmëruar më herët, me të njëjtin skenar dhune. Protestuesit pas Kryeministrisë u drejtuan tek Drejtoria e Policisë së Shtetit e më pas janë kthyer sërish pas.
Kryeministri Rama ka bërë një reagim në rrjetin social X ku shkruan se Shqipëria dhe bota e lirë janë kundër mullahëve të Teheranit, ndërsa sipas tij opozita shqiptare me plehrat janë kundër qytetarëve të Tiranës.
Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës🔥 pic.twitter.com/4IN4p8y84u
— Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2026


