Rama: Shpifësit të paguajnë sa frëngu pulën

schedule20:21 - 3 Tetor, 2018

schedule 20:21 - 3 Tetor, 2018

Kryeministri Rama e pasuroi me një tjetër detaj idenë e tij të përcjellë pas rastit të Xhisela Malokut, për një paketë antishpifje. Në një postim në Twitter, me një gjuhë të fortë, Rama thotë se paketa antishpifje nuk do futet në kodin penal, që parashikon deri dënime me burg, por do konsiderohet si shkelje civile, e dënueshme me gjoba financiare. E kjo nuk do prekë vetëm politikanët, por edhe median që i përcjell.

“Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat. Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre, dhe çdo pellg mediatik, duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!