Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama shpalos programin e PS/ Kryesocialisti: Pozicionuam Shqipërinë në nivele të larta deri në Këshillin e Sigurisë. ‘Plani i Rritjes’ së BE nisi në Tiranë

schedule10:53 - 29 Mars, 2025

schedule 10:53 - 29 Mars, 2025

Kryesocialisti Edi Rama prezntoi programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt.

Përmes një komunikimi online me përfaqëues të tjerë të qeverisë dhe PS, Rama u shpreh se Plani i Rritjes që u propozua në BE lindi në Tiranë.

“Arsyeja e parë është se në një moment reflektimi të sovranit popull ka nevojë për të kuptuar nga jemi nisur dhe cfarë kemi kaluar për të ardhur këtu. Arsyeja e dytë është se duke e zhvilluar kështu këtë komunikim kursejmë kohë dhe para por krijojmë një mjedis më intim komunikimi.



Fillimi i negociatat që rekomandohej cdo vit kundërshtohej dhe bllokohej nga një vend, dy evnde për arsye që nuk kishin lidhje me ne. Ne i ngritem cdo vite e më lart emrin e Shqipërisë dhe e pozicionuam flamurin aty ku nuk kish qenë kurrë deri në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ndërtuam kanale me partnerët tanë ndërkombëtar në kohë reale duke influencuar edhe politikën e BE ndaj rajonit tonë. Plani i Rritjes nisi këtu në Tiranë nga takimet bilaterale dhe u përpunua gjatë kontakteve qoftë me Brukselin duke i bindur që duhej bërë një sforco ekstra.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!