Rama shpall emergjencën energjitike: Kemi marrë një vendim, e publikojmë nesër

schedule09:35 - 8 Tetor, 2021

schedule 09:35 - 8 Tetor, 2021

5 ditë pasi paralajmëroi krizën energjitike, kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën edhe në Shqipëri.

“Jemi mbledhur për të deklaruar emergjencën e energjisë elektrike” tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri mblodhi sot qeverinë dhe në një dalje për media, deklaroi se kanë marrë një vendim lidhur me përballimin e kësaj krize.

Megjithatë Rama e la enigmë edhe për një ditë tjetër planin e posaçëm që sipas tij i është dedikuar mbrojtjes së konsumatorit dhe bizneseve të vogla.

“Jemi mbledhur për të deklaruar emergjencën e energjisë elektrike. Është diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit energjisë në tregjet ndërkombëtare. Dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare apo të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Planin do ta bëjmë publik nesër.” tha kryeministri Edi Rama.

Mes të tjerash Rama tha se Shqipëria nuk prodhon sasinë e mjaftueshme të energjisë që i duhet dhe detyrohet që t’a importojë. Sipas Ramës, importi ndodh në kohë thatësirë e për pasojë edhe çmimi është më i lartë se çmimi me të cilin e shet. /abcnews.al/