Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Shkollat nuk do ndërtohen me lekë borxh, mos dëgjoni këngët nga SHQUP-i

schedule13:46 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:46 - 29 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama i dha përgjigje spekulimeve për rindërtimin e shkollave me lekë borxh. Ai u shpreh se do të ketë përjashtime edhe për ata persona që nuk kanë mundur të përfitojnë nga paketat ekonomike. Kreu i qeverisë foli edhe për uljen e taksave, heqjen e TVSH si dhe pagën mininale

“Shkollat nuk ndërtohen me lekë borxh. Shkollat ndërtohen me lekët e buxhetit të shtetit dhe fondin nga BE. Paketat e vëna në dispozicion janë dispursuar. Ndonjë që se ka bërë kërkesën mund ta bëjë ne nuk do ta lëmë vetëm. Është dhe një këngë nga shtëpia diskografike e SHQUP-it që thotë tani u kujtove të ulësh taksat.

 Ne i kemi ulur taksat gjys për gjys në vitin 2014. Por këtë nuk mund ta dinë ata që këndojnë për SHQUP-in. Premtimin e kemi dhënë më parë, përpara se të vinte karantina dhe Covid-i, që ne deri në 2029 do garantojmë që nuk do ketë taksë me TVSH për biznesin e vogël. Megjithëse na ra flama nga Covid ne në muajin korrik e kemi bërë ligj. Kur flas për pagë minimale flas në sektorin privat. 300 mijë lekë do jetë paga minimale për çdo kompani private. Prej kohësh e kemi vendosur në shtet limitin. Tani limiti do vendoset edhe për sektorin privat”, u shpreh Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!