Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimi me kandidatët e Partisë Socialiste në Shkodër.
Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se pavarësisht se është investuar në shumë projekte ende ka punë dhe projekte për të bërë transformime që t’i japin vlerë këtij qyteti
“Për të gjitha projektet kemi nevojë për besimin e shkodranëve dhe shkodraneve që besoj se do ta shohin Shkodrën të parën që të shohin se kush është kali që i nxjerr matanë lumit.
Faktikisht në Malësi të madhe kemi hapur jo thjesht një rrugë të re, që të çon në kufi aty ku gjenden një parajsë e Shqipëri, por kemi hapur një rrugë të re për turizmin.
Në atë zonë bukuria ka qenë gjithmonë aty, por kushtet infrastruktura nuk stimulon ardhjen e vizitorëve. Mjafton të shihet Tamara si ishte dhe se si është, ku maksimumi mund të gjeje dyer për të luajtur bingo, ndërsa sot ajo ekonomi e vogël po ecën”, tha Rama.
/abcnews.al/