Rama: SHIK-si i non-gratës i jep ultimatum qeverisë, të kërcënosh me grevë urie për rrogat këtë e bëjnë vetëm njerëzit e pa fe e pa atdhe

schedule11:06 - 1 Nëntor, 2022

schedule 11:06 - 1 Nëntor, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kreu i sindikatës së Pedagogëve, Sandër kovaçi, i cili ka paralajmëruar grevë urie në rast të mos realizimit të kërkesave.

Sipas Ramës kjo deklaratë vjen nga SHIK-si i non-gratës. Sipas tij të kërcënosh me grevë urie për rritje rrogash këtë e bëjnë vetëm njerëzit pa fe dhe pa atdhe.

Postimi i Ramës:

Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!