Rama shfaqet me kapuç dhe maskë me trëndafil: Të enjten vetëm në shtëpi rrini pa maskë

schedule12:44 - 12 Tetor, 2020

schedule 12:44 - 12 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama është shfaqur me një maskë tërësisht ndryshe me një trëndafil në njërën anë, duke inspektuar kantierin e ndërtimit në Fushë-Krujë. Rama i tërhoqi vëmendjen një prej personave që e shoqëronin duke i kujtuar se nga e enjtja maska do të jetë më detyrim përveçse në ambientet e shtëpisë.  “Të enjten maska është me detyrim, kudo, vetëm në shtëpi jo“, tha Rama.

Duke folur me përgjegjësit për ecurinë e punimeve, Rama tha se puna duhet të vazhdojë pa pushim pavarësisht motit që të mos shkaktohen më vonesa pas asaj që erdhi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Tani pavarësisht motit duhet të punojmë pa pushim sepse pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonëe nga karantina. E dimë që tani vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe duhet të bëjmë dhe nuk mund të vonohemi më për asnjë shkak dhe të punojmë sa të kemi mundësi”, deklaroi Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!