Rama: Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave

schedule07:30 - 22 Shtator, 2020

schedule 07:30 - 22 Shtator, 2020

“Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë po ashtu thotë se në Tiranë deri në zonat më të thella, më shumë se 600 mjekë dhe 2400 infermierë i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik në 2 vitet e fundit, falë procesit transparent të përzgjedhjes.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

g.v/abcnews.al