Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se verën e ardhshme Rruga e Arbërit do të jetë një projekt i mirë realizuar.
“Një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët” e ka konsideruar Kryeministri, teksa shprehet, se nëpërmjet saj do të zbulohen hapësira të rëndësishme edhe për kryeqytetin.
Statusi:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë.
/abcnews.al/