Rama rrëfen momentin kur Ruçi i tregoi vendimin për largimin nga politika: Më këputi krahët

schedule18:51 - 12 Qershor, 2021

schedule 18:51 - 12 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer momentin kur Gramoz Ruçi i tregoi për vendimin që kishte marrë për largimin nga politika pas 30 viteve aktive në Partinë Socialiste.

Një falënderim  të fundit për shokun tim të vjetër të armëve, që këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes sime të vogël në gëzime, dhe hidhërime dhe në të tëra vitet e kësaj rruge ka qenë përditë një hije e kujdesshme në krahun tim, Gramoz Ruci.

Nuk dua t’jua fsheh në fundin atyre takimeve të panumërta kokë më kokë gjithë këto vite, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas 30 viteve, pata ndjesinë e këputjes së krahëve, duke e njohur besoj shumë mirë e kuptova në çast e kuptova se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast dhe deri sot nuk e gjej dot si do të  mbushet boshllëku i një largimi të tillë.

Pa Gramozin do i kishim humbur me siguri disa nga ndeshjet më të bukura. E di që do të mbetet deri ditën e fundit timen në këtë detyrë këshilltari im më i bekuar. Merakun e kam te boshllëku i madh i një eksperience të pashoqe, që lë pas 30 vite.

Askush nuk është i pazëvedësueshëm, e di, por di që jo gjithkush është lehtësisht i zëvendësueshëm. I dashur Gramoz janë shumë vitet e punës që kemi ndarë dhe kjo e jona, nuk është punë në fakt, shumë më tepër, por që nga dita e zgjedhjes sime në krye të kësaj familje bëhen plot 16 vite që nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar më parë me ty.

Të jam mirënjohës që më ke mbështetur, por mbi të gjitha të jam mirënjohës për cdo gabim që nuk më kë lënë të bëj. Dua të them dy fjalë për ata që nuk e njohin, jashtë kësaj familje, Gramozin, dhe e dinë sic nuk është në fakt. Enverist, i heshtur, xhaketë e vjetër, konservator i mbyllur, personazh me një biçak labërie nën mëngë, që rri aty në majë të parlamentit si sfinks, pa gjuhë të huaja, pa Facebook, Instagram…

Askush, nuk e ka ditur apo të ja qajë hallin që e ka gjetur shokun Gramoz dy herë nga 15 vite nga dy kryetarë njëri më allasonj se tjetri, se cka hequr për të vendosur në vijë, organizata, fushata, asamble, kryesi, grupe e plotë kështu gjërash.

Sikur Fatos Nano të mosh kishte Gramozin dhe të mos ishte Gramozi që më mbante mua, PS do të ishte lëshuar si shallvaret e mia me kohë e me vak, apo do të ishte si unë, kurrë nuk e kisha bërë stazhin e partisë, dhe jo mandat të tretë, jo e jo, rrezik as i pari nuk do të kishte ardhur. Tre fjalitë kyçe të Gramozit për suksesin janë frymë, organizim, lidership.

Unë të uroj labçe, të na rrosh sa malet shoku Gramoz” tha Edi Rama. d.b/Abcnews.al