Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku po bëhet prezantimi i projektit për parkun e qytetit.
Mes të tjerash gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe tek aeroporti i Vlorës. Kreu i qeverisë tha se në javën e parë të tetorit procesi do të rihapet, ku edhe do të priten ofertat e para për të lidhur kontratë për rindërtimin.
Rama theksoi se procesi i ndërtimit të aeroportit ishte në fazën e “ngrirjes” për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa nuk u kursye edhe me kritikët.
“Ne ballafaqohemi edhe me problemin e madh te dezinformonin të shpifjeve dhe për fat të keq siç vërtetojnë të gjitha studimet e bëra botërisht në rrjete sociale, fjala e popullit që kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur ende pantallonat rezulton të jetë e vërtetë. Prirja për të besuar sajesa, sesa prirja për të verifikuar faktet.
Procesi për fillimin e punës për ndërtimin e aeroportit u ndërpre nga karantina e përgjithshme dhe të gjitha kompanitë e interesuara bënë kërkesa jo vetëm për aeroportin Vlorës, por për të gjitha projektet që të shtyhen. Ne bëmë që procesi të ngrinte aty ku ishte. Në javën e parë të tetorit procesi do të rihapet. Janë vetëm pak ditë që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Eksperienca më ka mësuar që dhe kam mësuar këdo që merret me projekte që ka të papritura, ka vonesa, ka nevoja që shfaqen rrugës. Patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur lidhet një kontratë. Projektet nuk nisin kur shikohet fadroma, por kur ideohet, dhe kalohet në konceptim dhe në projekt zbatimi, pastaj në garantimin e financimit, pasat në procesin e garës dhe në negociata dhe më pas vimë tek fillimi i punimeve.
Projektimi nuk është një proces i thjeshtë. Jam i bindur që në çdo lloj diskutimi për cilësinë e projekteve nuk ka krahasim puna e bërë prej nesh me punët që janë bërë më parë. Ne i vëmë rëndësi projekteve. Edhe ky projekt edhe ai i Aeroportit të Vlorës janë me standarde ndërkombëtare. Jam besimplotë në rast se diçka tjetër nuk ndodh”, u shpreh Rama. g.v/abcnews.al

