Rama revoltohet me gazetarët: Vangjush Dako do të jetë miku im edhe sikur të shkojë në burg!

schedule22:57 / 13/02/2020

Kryeministri Edi Rama në një përballje me gazetarët mbrëmjen e kësaj të enjte në “Opinion” ka deklaruar se mund ta përjashtojë Vangjush Dakon nga PS-ja nëse ndaj atij ngrihet akuzë penale. Por, theksoi Rama, askush nuk më ndalon mua ta kem mik Vangjush Dakon, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit. Rama për herë të parë permendi burgun për ish-kreun e bashkisë së Durrësit.

Debati në “Opinion” mes Ramës dhe gazetareve u zhvillua me tone të ashpra, sidomos kur i përmenden faktin se për 7 vite në pushtet nuk e ka luftuar krimin, ndaj OFL duket e pabesueshme. Robert Rakipllari i kujtoi edhe mohimin e kanabisin kur vendi ishte mbushur plot 3-4 vite me parë.

Pyetje: Pasi u përjashtuan disa deputete me të shkuar kriminale shkove dhe emërove edhe kryebashkiakët me të shkuar kriminale?

Rama:Mua mos më gjykoni për dikë që shkel ligjin. Mua më gjykoni për masat që marr ndaj tyre.

Kush i futi kriminelët në parlament?

Rama: Unë skam futur asnjë kriminel.

Vangjush Dako ka dalë nga Departamenti i amerikan i Shtetit si person i korruptuar

Rama: Vangjush Dako është miku im dhe miqtë nuk mi përcakton Departamenti i Shtetit. Do të jetë miku edhe sikur të shkojë në burg. Ju nuk keni shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim smë gjen kush asnjë qindarkë që smë takon. Ai është miku im, nëse miku im, ka shkelur në dërrasë të kalbur të shkojë në burg!

Tahirin e largove, Vangjushin pse nuk e largon?

Rama: S’ka akuzë ndaj Dakos…nëse do ketë akuzë nga prokuroria do e largoj nga PS…

Po Tom Doshin?

Rama: Tom Doshin nuk e përjashtoj dot nga Shqipëria dhe nga politika se nga PS e kam përjashtuar. Tom Doshi s’ka ardhur me makinën time në parlament, por me votat e popullit të Shkodrës.

Duke folur për anti-KCK, Kryeministri u shpreh se ” i kanë bërë politikanët djaj me brirë. Oligarkët e vertetë janë gjyqtarë e prokurorë që e kanë bërë Shqipërinë mish për top kanë transferuar tituj pronësie”.

/abcnews.al

schedule22:57 / 13/02/2020