Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama reagon për Shehajn/ Kryeministri: Prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar grabitësit

schedule19:27 - 27 Korrik, 2026

schedule 19:27 - 27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit Agron Shehaj për marrjen e një dokumenti të klasifikuar, duke përdorur akuza dhe etiketime të forta ndaj tij.

Përmes një reagimi publik, Rama e cilësoi atë si një “ballist” dhe “hajdut dokumentesh”, ndërsa tha se tentativa për t’u larguar me vrap i kujtoi, sipas tij, sjelljen e “ballistëve” që grabisnin pula.

Ai u shpreh se shpreson që Prokuroria të veprojë sipas ligjit ndaj personit në fjalë, ndërsa shprehu edhe keqardhje për sekretaren që, sipas tij, u përfshi në ngjarje dhe falënderoi Zotin që ajo nuk pësoi dëme serioze gjatë ndjekjes së Shehajt.



“ Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin👺 Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!