Për akuzat e opozitës rreth kostos së rrugës nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të PD LSI dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre!” shkruan shefi i qeverisë në Twitter.
Kryeministri thotë se çmimet përllogariten sipas një manuali standard dhe vlera varion sipas projektit./abcnews.al