Pak minuta pas incidentit në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka bërë publik një mesazh për kthimin e opozitës në kuvend.
“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, – shkruan Rama në rrjetin social Tuiter.
Ndërkohë Partia Demokratike kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD. Kërkesa është bërë gjatë mbledhjes së Byrose së Kuvendit, ku është u vendos gjithashtu dhe përjashtimi me 10 ditë i deputetit të Partisë Demokratike Endri Hasa./abcnews.al