Rama reagon për herë të parë për vendimin ndaj Dajtit

schedule19:30 - 13 Shkurt, 2019

schedule 19:30 - 13 Shkurt, 2019

Banorët e Rrëshenit i dhanë mundësinë ta thotë publikisht qëndrimin e tij ndaj vendimit për Dritan Dajtin të dënuar me 25 vjet pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

“Ajo nuk ka të bëjë me ligjin, por ka të bëjë me njerëz të ligj dhe të korruptuar të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot që duke parë se iu ka ardhur fundi në sistemin e drejtësisë për shkak të vetingut po i bien me top. Dhe këta jo vetëm i ranë me top por kryen një akt kriminal, sepse faktikisht i rivranë katër policët”.

Jo vetëm që nuk do t’i ndahen kësaj çështje por beson se do të ndryshohet vendimi i marrë.

“Ne nuk do t’i ndahemi kësaj çështje dhe bësoj se këtë vendim do të arrijmë ta zhbëjmë, duke bërë të gjithë presionin e nevojshëm por edhe këta gjykatës nuk besoj se do ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë”.

Opozita e ka akuzuar për lidhje të ngushta me të dënuarin Dajti, Kryeministri i përgjigjet me akuzë.

“Me paturpësinë më të madhe e bën vrasësin e 4 policëve mikun tim. Ndërkohë që në raportet e ambasadës amerikane që u bënë publike, është e shkruar e zeza mbi të bardhë se vrarësi i 4 policëve ishte i lidhur njeriun më të afërt të këtij zorzopit, Saliut”.

Keqardhje shpreh vetëm për njerëzit që i shkojnë pas opozitës.

Në takimin publik të ciklit kombëtar Bashkia që duam nuk mungoi edhe ndjesia e të qeshurës që ua jep Kryeministri Rama.

Investimet nuk do ti mungojnë as në mandatin e dytë të kryebashkiakut Dedaj i siguroi kryetari i qeverisë sipas të cilit ka ardhur momenti që agroturizmi të kthehet si industri fitimprurëse ashtu siç ndodh në vende të tjera. Projekti i rradhës do të jetë ndërtimi i një pallati sporti. Ndërsa ai që nis së shpejti është ndërtimi i ujësjellësit për të furnizuar 24 orë me ujë të pijshëm Rreshenin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!